Mourinho: Interi dëshiron finalen e Kupës

dardanmiftari | Wednesday, February 03, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka thënë se skuadra e tij do të luftojë për të arritur në finale të Coppa Italia.
Zikaltrit zhvillojnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë gjysmëfinale si vendas, kundër Fiorentinas, ashtu që portugezi dëshiron rezultat sa më të mirë.
“Kur arrin në gjysmëfinale, atëherë dëshiron edhe finalen. Fiorentina nuk është kundërshtar i lehtë, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në prill, kështu që askush nuk e di se çfarë do të ndodhë”, u ka thënë ‘I Veçanti’ për gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...