Mourinho kritikon lidhjen me Realin
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka mohuar spekulimet të cilat e lidhin atë me një kalim te Reali i Madridit.
Mediat spanjolle dje shkruan se Mourinho mund të zëvendësojë Manuel Pellegrinin në stolin e Realit në sezonin e ardhshëm.
“Disa gazetarë janë pa respekt dhe trillojnë tregime, por unë nuk dua të futem në këtë lojë. Nuk është ajo që unë bëj. Rrallë jap intervista jashtë konferencës së shtypit, e as nuk shkoj në televizion”.
“Nuk është se jam i përjashtuar nga biseda me mediat, por nuk më pëlqen ta bëj atë. Në fakt, do të flas vetëm në konferencën zyrtare të shtypit para ndeshjes me Chelsean”, ka thënë Mourinho.
Category: Futboll

















0 Komente