Mourinho nuk heq dorë nga Gerrard

dardanmiftari | Wednesday, February 03, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, dëshiron ta ketë në ekip në sezonin e ardhshëm mesfushorin Steven Gerrard.
Mediat në Itali tashmë një kohë shkruajnë se Steven Gerrard është prioritet për Interin për sezonin e ardhshëm dhe se përfaqësues të nerazurëve kanë qenë në Angli për ta përcjellë kapitenin e Redsave.
Liverpooli nuk dëshiron të dëgjojë për shitjen e Gerrard ndërsa edhe vetë lojtari e ka pohuar besimin e tij ndaj klubit. Por Sportmediaset shkruan se Mourinho nuk ka hequr dorë nga angazhimi i Gerrard.
Raportet e fundit thotë se strategu tashmë ia ka bërë të ditur presidentit Massimo Moratti se është e nevojshme ta ketë në përbërje mesfushorin anglez në sezonin e ardhshëm.
Jose dëshiron që në ekip të sjellë edhe një përforcim të veçantë krahas kapitenit të të Kuqve. Krahas Interit për Gerrard është i interesuar edhe Reali i Madridit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...