Mposhtet Barcelona

dardanmiftari | Sunday, February 14, 2010 | 0 Komente

Dy golashënuesit e Atleticos, Forlan dhe Simao. Kryendeshja e javës së 22-të në La Liga, e zhvilluar të dielën mbrëma në Vincente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës, ka përfunduar me fitoren e vendasve, me rezultat 2-1.
Kryeqytetasit krijuan epërsi të hershme (9’), kur Reyes pasoi te sulmuesi Diego Forlan, i cili e mposhti portierin Valdes.
Goli i dytë i vendasve erdhi nga një gjuajtje e lirë, dhe ishte një supergol i realizuar nga Sabrosa Simao (23’), i cili dyfishoi epërsinë.
Pas një goditje nga këndi, Zlatan Ibrahimovic u gjet mirë para portës vendase dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 (27’).
Përkundër lojës së bukur të treguar nga të dyja skuadrat, deri në fund të ndeshjes nuk u shënua gol tjetër, dhe është Atletico që e mposht për herë të parë Barcelonën këtë sezon.
Pas kësaj humbjeje të Blaugranëve, diferenca me Real Madridin është vetëm dy pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...