NBA: Bryant thyen rekord, Lakers mposhtet

dardanmiftari | Tuesday, February 02, 2010 | 0 Komente

Memphis Grizzlies i kanë bërë ballë paraqitjes së shkëlqyeshme të Kobe Bryant për të shënuar fitore ndaj Los Angeles Lakers me rezultat 95-93.
Me 44 pikët e shënuara, Bryant tejkaloi Jerry West për t’u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Lakers, por Rudy Gay prishi festën e tij duke shënuar trepikëshin vendimtar me 29 sekonda të mbetura.
Gay shënoi 25 pikë në ndeshjen e mbrëmshme, derisa Zach Randolph kontribuoi me 22 pikë dhe 17 kërcime për Memphis (26 fitore dhe 21 humbje).
Bryant kishte nevojë për 29 pikë për të tejkaluar West, dhe me pikët e sotme çoi në 25.208 numrin e pikëve në karrierën e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...