Neville: Nani mund të jetë Ronaldo i ri

dardanmiftari | Wednesday, February 10, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Manchester United, Gary Neville, beson se Nani mund të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos.
Nani nuk e filloi mirë karrierën e tij në Manchester United, ku kaloi dy vite e gjysmë mjaft turbulente. Por në disa takimet e fundit Nani ka treguar një formë të shkëlqyeshme.
“Paraqitjet e Nanit kundër Hull Cityt, Manchester Cityt dhe Arsenalit, ishin fantastike. Ai ka mundësi të pabesueshme dhe kur luan siç luajti kundër Arsenalit, ai është i pandalshëm”
“Njerëzit presin shumë nga futbollistët e ri, por ata kanë nevojë për kohë. Edhe Cristiano Ronaldo pati nevojë për t’u përshtatur në United”, ka thënë Neville.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...