Torres i sjell fitoren Liverpoolit
Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-1 kundër Blackburn Rovers për të mbajtur gjallë shpresat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Të Kuqtë kaluan në epërsi me anë të simbolit Steven Gerrard (20’), mirëpo mysafirët arritën deri te goli i barazimit, kur nga penalltia realizoi Keith Andrews (40’).
Tre pikë nga ky takim Liverpoolit ia siguroi sulmuesi i kthyer nga lëndimi, Fernando Torres, i cili shënoi golin e fitores (43’).
Category: Futboll
0 Komente