Tottenham dhe Villa ndajnë pikët

dardanmiftari | Saturday, February 06, 2010 | 0 Komente

Pamje nga ndeshja Tottenhami ka nxjerrë vetëm një barazim pa gola në ndeshjen e sotme të zhvilluar në fushë vendore përballë Aston Villas.
Vendasit kishin posedimin më të madh të topit dhe shanset më të mira, por mbrojtja e mirë e Villas, në veçanti e dyshes Richard Dunne dhe James Collins, siguroi një pikë për ekipin mysafir.
Në fakt përfituesi më i madh i këtij barazimi ka qenë Liverpooli, që do të qëndrojë në pozitën e katërt në të cilën u ngjit më herët gjatë ditës, pas fitores minimale, 1-0, në derbin ndaj rivalit lokal, Evertonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...