Muçiqi: Turp për Vllaznimin, turp për Kosovën

dardanmiftari | Tuesday, March 30, 2010 | 0 Komente

Afrim Muçiqi - Afrim Muciqi - Afrim Muqiqi Nënkryetari i K.F. Prishtinës, Afrim Muçiqi, ka deklaruar se organizimi i ndeshjes Vllaznimi-Prishtina është turp për futbollin kosovar dhe se referimi nuk është bërë nga arbitra por nga “çobanë”.
Rezultati i ndeshjes Vllaznimi-Prishtina përfundoi në të mirë të vendasve falë dy golave kontrovers, njëri nga penaltia inekzistente dhe një tjetër që kishte te bëjë me vijën fatale.
“Ajo çfarë ndodhi dje (të dielën) në Gjakovë është turp për futbollin kosovar. Turp, turp, turp. Turp për klubin e Vllaznimit, pasi që dje nuk kishte organizim të ndeshjes. Ne e fituam ndeshjen, por Vllaznimi ‘fitoi’ falë dy golave që nuk ekzistuan. Dëgjoj që dikush flet për futbollin kosovar dhe Evropën. Ajo që ndodhi dje në Gjakovë dhe Evropa, janë shumë, shumë larg”.
“Dje nuk kishte referim në fushë. Ai nuk mund të quhet referim pasi që ata për mendimin tim nuk janë gjyqtarë, ata janë njerëz të pashkollë, njerëz të rrugës, çobanë dhe njerëz që s’kanë të bëjnë me referim. Dje në Gjakovë nuk ishte i pranishëm asnjë zyrtar i FFK-së, përpos të deleguarve të takimit”, theksoi Muçiqi.
Në ndeshjen e të dielës mes Vllaznimit dhe Prishtinës kishte dhe sulme fizike nga vendasit, ndaj të cilave reaguan butë forcat speciale të SHPK-së.
“Nuk pashë forca të rendit. Ata nuk hynë në fushë për të parandaluar konfliktin fizik. Ata qëndronin prapa zhveshtores. Kur lojtarët tanë hynë në fushë, ata janë goditur nga tifozët me mjete të ndryshme të forta, të ndihmuara dhe nga forcat e policisë”.
“Sidoqoftë, komisioni disiplinor pranë FFK-së duhet të merret me këtë rast. Por, dua t’i bëj një paralajmërim të gjitha skuadrave të Superligës – kjo është hera e fundit që dikush luan me kafshatën tonë në krah tonin, me bukën e fëmijëve tanë. Nuk do të lejojmë që kjo të përsëritet edhe njëherë, sepse ne po përfaqësojmë një qytet me 600 mijë banorë”, përfundoi deklaratën e tij të jashtëzakonshme, në konferencën për shtyp, Afrim Muçiqi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...