Alves kërkon përqendrim ndaj Stuttgartit

dardanmiftari | Wednesday, March 17, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka kërkuar përqendrim të plotë nga bashkëlojtarët e tij në prag të ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve përballë Stuttgart.
Barcelona do të jetë nikoqir i ekipit gjerman në ndeshjen e kthimit, pasi në ndeshjen e parë nxori barazim 1-1.
“Nëse nuk jeni 200% të përqendruar, nuk jeni për këtë ndeshje. Ne duhet t’i mbushim bateritë dhe të jemi të përgatitur. Dua të kaloj në rundin e ardhshëm”.
“Ne kemi një mundësi të shkëlqyeshme para fansave tonë dhe në stadiumin tonë. Nuk duhet ta keqpërdorim këtë. E dimë se sa e rëndësishme dhe e vështirë është kjo garë. Një rrëshqitje e lehtë dhe ata ju dërgojnë në shtëpi. Vërtet është një ndeshje e vështirë dhe duet të dalim të përgatitur”, ka thënë Alves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...