Ancelotti: Interi do ta fitojë Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Wednesday, March 17, 2010 | 0 Komente

Carlo Ancelotti ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer pas eliminimit të Chelseat nga Liga e Kampionëve, duke pohuar superioritetin e Murinhos dhe ekipit të tij Inter.
“Nuk jam befasuar nga loja e Interit. Ishte fundamentale sepse ata punuan në mesfushë dhe bënë presion në mbrojtësit tanë. Kurrë nuk na është lejuar ta kontrollojmë lojën, dhe për këtë shkak nuk ishim të rrezikshëm”.
“Interi nuk ka fituar për shkak të cilësisë, por për shkak të sakrificës. Më duhet t’i komplimentoj ata për shpirtin sakrifikues të treguar” .
“Ekipi i Mourinhos do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Natyrisht, sot (e martë) kanë luajtur më mirë se në ndeshjen e parë. Është zhgënjim i madh për ne, e përsëris, Interi nuk na la ta luajmë lojën tonë, dhe duhet të përqendrohemi në Ligën Premier”.
“Serie A? Shpresoj se do ta fitojë Milani”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...