Arshavin: Arsenali nuk është në gjendje për ta fituar LP

dardanmiftari | Wednesday, March 24, 2010 | 0 Komente

Anësori i Arsenalit, Andrey Arshavin, beson se Topçinjtë nuk janë aq të fortë saqë të konkurrojnë me Manchester Unitedin dhe Chelsean për titullin e Ligës Premier.
“Unë vazhdoj ta mbështes mendimin se për të fituar trofe, Arsenalit i duhen më shumë lojtarë”, ka thënë rusi për The Mirror, duke përmendur largimin e Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure, si dhe lëndimet e Robin van Persie, Kieran Gibbs dhe Aaron Ramsey.
“Liga Premier është shumë interesante për mua, së paku derisa po vazhdojmë të luftojmë për ta fituar. Mirëpo, pa lojtarë të ri me përvojë do të jetë shumë vështirë për të arritur sukses”, ka shtuar Arshavin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...