Benitez: Torres të përqendrohet në ndeshjet e mëdha

dardanmiftari | Tuesday, March 23, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka kërkuar nga Fernando Torres që të mos frustrohet nëse dështon në ndeshjet e mëdha.
“Fernando e di se ai duhet të përqendrohet më shumë. Ne po flasim për atë që ndodhi pas pjesës së parë ndaj United, kur ai ishte i frustruar, dhe ne e dimë se e kundërta e kësaj do të ishte më e mirë për ekipin”.
“Ai mund të shënojë më shumë gola nëse përqendrohet në futboll. Të gjithë sulmuesit, sidomos ata të klasit të Torres janë më shumë të mbuluar se të tjerët, dhe kjo është gjë normale”, deklaroi Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...