Dzeko kushton 40 milionë euro
Drejtori gjeneral i Wolfsburgut, Dieter Hoeness thotë se Edin Dzeko mund të largohet nga klubi në fund të sezonit, por vetëm nëse dikush ofron 40 milionë euro.
Spekulimet për të ardhmen e Dzekos sërish kanë filluar të aktualizohen, pas spekulimeve se sulmuesi boshnjak tashmë kishte nënshkruar me Milanin.
As Wolfsburg e as Milan nuk i kanë pohuar e as mohuar këto thënie, por sipas drejtorit gjeneral të kampionit të Bundesligës, Dzeko mund të largohet nëse ndonjë klub ofron 40 milionë euro.
“Sipas marrëveshjes, Dzeko duhet të vendosë deri më 31 maj për të ardhmen e tij. Por të dyja palët dëshirojnë që kjo të pastrohet deri në fund të këtij muaji, nëse është e mundshme”.
“Është mirë të dihet se ne nuk jemi të detyruar ta shesim lojtarin, por nëse ndonjë klub ofron 40 milionë euro, Dzeko mund të largohet”, ka thënë Hoenes.
Category: Futboll
0 Komente