Higuain do të shitet gjatë verës?

dardanmiftari | Thursday, March 18, 2010 | 0 Komente

Përkundër faktit se ka shënuar golat më të rëndësishëm për Realin këtë sezon, Gonzalo Higuain mund të shijojë shpejtë ‘sëpatën’ e Florentino Perez, pasi që ky i fundit po shpreson të sjellë një galaktik të ri në sulmin e Los Blancos.
Duke shënuar gola të rëndësishëm, argjentinasi gjatë qëndrimit të tij te Real Madridi ka mbajtur gjallë shpresat e Mbretërve për tituj viteve të kaluara, përkundër faktit se mungonin lojtarët kualitativë. Megjithatë, spekulohet se Perez dëshiron ta largojë atë nga klubi, për të vetmin fakt se ai i takon kohës së Ramon Calderon.
Presidenti i Realit shpreson që të fitojë 40 milion euro nga shitja Gonzalo Higuain, i cili është golashënuesi më i mirë i Los Blancos dy sezonet e fundit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...