Interi eleminon Chelsean

dardanmiftari | Tuesday, March 16, 2010 | 1 Komente

Momenti i golit të Samuel Eto'o. Nerazzurrët kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Chelsean me rezultat të përgjithshëm 3-1.Samuel Eto'o shënoi golin e fitores për Interin. Stadiumi Stamford Bridge ishte nikoqir i supersfidës ndërmjet Chelseat dhe Interit, e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë i zhvilluar në Giuseppe Meazza përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 2-1, ndërsa ndeshja kthyese e të martës mbrëma po ashtu i takoi Interit që shënoi fitore minimale prej 1-0.Jose Mourinho ë gjysmën e parë të takimit të dyja skuadrat ishin më të kujdesshme duke zhvilluar një lojë të mbyllur me qëllimin që të mos pranonin gol, dhe pikërisht ashtu ndodhi. Pas 45 minutave, rezultati ishte ai i fillimit, 0-0.
Ne fraksionin e dytë të lojës mysafirët ishin skuadër më e mirë në fushë duke krijuar vazhdimisht presion para portës vendase, dhe pas tentativave të shumta, ia arritën qëllimit.
Një diagonale të bukur të Sneijder e pranoi më së miri kamerunasi Samuel Eto’o, i cili me një goditje të bukur mposhti portierin Ross Turnbull (78’).Didier Drogba u përjashtua me karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes.
Ky gol i shënuar e detyronte Chelsean që të shënojë dy herë për të siguruar vazhdimet, mirëpo deri në fund të takimit Blutë qenë të paaftë për të bërë diçka në favor të tyre, dhe kështu eliminohen në këtë fazë, teksa Interi vazhdon tutje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. inter shkatrimtari doli nga Stamford Bridge me kok lart e jo me kok ulur

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...