Juve do të nënshkruajë me Kuranyin?
Spekulohet se Juventusi është shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin e Schalke 04, Kevin Kuranyi, ndërsa konfirmimi zyrtar pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Kontrata e Kuranyit me ekipin gjerman përfundon në muajin qershor, ndërsa Sky Italia njofton se ai dëshiron ta vazhdojë karrierën te Juve.
25-vjeçari është transferuar te Schalke në vitin 2005 duke shënuar 65 gola në 151 paraqitje në Bundesliga.
Category: Futboll
0 Komente