Kaka drejt Chelseat?

dardanmiftari | Thursday, March 18, 2010 | 0 Komente

Sipas mediave italiane, menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka filluar bisedimet me Ricardo Kakan për mundësinë e transferimit të tij te Chelsea pas dështimit te Real Madridi.
Trajneri i Bluve ka raporte të jashtëzakonshme me superyllin brazilian dhe është shumë e besueshme që në një të ardhme të afërt të përjetojmë njërin prej transferimeve më të jashtëzakonshëm.
Ancelotti dëshiron të përfitojë nga situata jo e mirë e Kaka në Bernabeu. Real Madridi këtë sezon nuk është kualifikuar në fazat finale të Ligës së Kampionëve, e për më tepër Kaka ka rënë nga forma që pas transferimit në kryeqytetin spanjoll, dhe ky faktor mund të ndikojë me ribashkimin e brazilianit me njeriun që e ngriti në piedestal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...