Leonardo: Luftë deri në fund për Scudetto

dardanmiftari | Tuesday, March 23, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Leonardo, ka premtuar luftë deri në javën e fundit të Series A, në mënyrë që Milani të fitojë Scudetton përkundër listës së gjatë të të lënduarve.
“Ne jemi të kënaqur me pozitën tonë në kampionat. Ekipi është i fokusuar dhe ne po mendojmë për vete jo për të tjerët”.
“Kanë mbetur nëntë ndeshje, 27 pikë për të cilat duhet luftuar dhe të gjitha ndeshjet mund të jenë vendimtare. Ky ekip ka luajtur në mënyrën e vet, dhe do të shohim nëse ky grup i lojtarëve ka atë që i duhet për të triumfuar në fund”, ka thënë Leonardo.
Milani është në pozitën e dytë në Serie A, me një pikë prapa Interit që është lider.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...