Lippi: Kush është Cassano?

dardanmiftari | Tuesday, March 16, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares Azzurre, Marcello Lippi, ka deklaruar se dera e tij është e hapur për të gjithë, përveç Antonio Cassanos, për të cilin thotë se “nuk e njeh”.
“Cassano, kush? Kush është Cassano?...Nuk e di. Për çdo rast them se kjo është një pyetje e vjetër”, është cituar të ketë thënë Lippi kur është pyetur për sulmuesin e Sampdorias.
“Deri më 18 maj unë jam duke i shikuar të gjithë. Kurrë nuk kam thënë se njëri ose tjetri nuk do të ftohet. Janë mediat që thonë këtë pasi që kjo iu përshtatet”.
“ Balotelli? Ai është lojtar me cilësi të mëdha. Jam i sigurt se kur do ta përfundoj pjekurinë me Nerazzurrët, do të jetë pjesë e rëndësishme e kombëtares”, përfundoi Lippi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...