Malouda: Chelsea mund ta fitojë Ligën Premier dhe FA Cup

dardanmiftari | Wednesday, March 17, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Florent Malouda, i ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të mos zhgënjehen pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, pasi që Blutë kanë mundësi të fitojnë dy tituj të tjerë.
“Mendoj se të gjithë jemi të zhgënjyer pasi që ishte natë e vështirë për ne. Tani ka përfunduar gjithçka dhe duhet të mendojmë për ligën. Ne është dashur të jemi më të fortë se që ishim për tu kualifikuar. Mendoj se dështuam ndaj Interit, duhet të analizojmë atë takim dhe të mendojmë për të ardhmen”.
“Mënyra e vetme për t’u rikthyer është ta fitojmë Ligën Premier. Ne kemi cilësinë dhe mund ta tregojmë atë. Do të jetë vështirë, por ne jemi me fat sepse ne jemi në pozitë të mirë si në Premier Ligë ashtu dhe në FA Cup”.
“Ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe ne jemi të gjithë prapa menaxherit. Ne nuk e shfrytëzuam potencialin e kësaj skuadre, por kjo është jeta”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...