Messi: Nuk jam legjendë

dardanmiftari | Tuesday, March 23, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka hedhur poshtë pohimet se ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, duke thënë se atij i nevojitet Kupa e Botës për t’u bërë legjendë.
Lionel Messi, vetëm 22 vjeçar tanimë krahasohet me futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, me disa që mendojnë se ai është më i mirë se Pele, Cruyff, Di Stefano apo Maradona.
“Që të jesh legjendë, duhet të fitosh Kupën e Botës. Tashmë jam 22 vjeçar. Gjithçka ndodh aq shpejtë dhe më duhet të jem i qetë”, ka thënë argjentinasi.
Ndodh që Messi të driblojë nga shtatë lojtarë, dhe i pyetur nga El Mundo, se a po stërvitet për ta bërë këtë, Messi tha: “Gjithçka ndodh sepse vërtetë ndodh aty për aty. Unë nuk mendoj më parë për driblime të tilla. Gjëja më e rëndësishme është t’i dëshirosh ato”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...