Milito lëndohet, probleme për Interin

dardanmiftari | Tuesday, March 23, 2010 | 0 Komente

Interi tani ka mbetur edhe pa sulmuesin kryesor Diego Milito për ndeshjen e mesjavës ndaj Livornos, për shkak të një lëndimi.
Sipas Sky Sports Italia, Militos papritmas iu paraqitën probleme gjatë stërvitjes, me ç’rast menjëherë intervenoi stafi mjekësor. Ai nuk është rikthyer më duke zgjuar spekulime për mosparaqitje në takimin ndaj Livornos.
Ky nuk është lajm aspak i mirë për Jose Mourinhon, që nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Dejan Stankovicit dhe Wesley Sneijderit.
Ndërkohë, gjasat që Balotelli të rikthehet në fushë janë të vogla, pas skenave të fundit nëpër televizionet Italiane me fanellën e Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...