Mourinho: Shpresoj Ancelotti ta fitojë Ligën Premier

dardanmiftari | Wednesday, March 17, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka porositur rivalin e tij Carlo Ancelotti të vazhdojë dhe të fitojë titullin e Ligës Premier me Chelsean këtë sezon.
Mourinhos mbrëmë mposhti ish-klubin e tij, Chelsea, me rezultat minimal 1-0 në Stamford Bridge, duke e eliminuar edhe nga gara e mëtejme e Ligës së Kampionëve.
“Nuk kam problem me Carlo. Nëse ne kemi shkëmbyer disa fjalë aty këtu, kjo nuk ka pasur efekt në respektin që kemi për njëri-tjetrin”.
“Në Angli, si traditë, i solla atij një shishe me verë nga vendi im dhe ai më dha një italiane. Ai më ftoi në zyrën e tij për pije më pas. Do të urreja të jem menaxheri i vetëm që e kam fituar Ligën Premier me Chelsean, kam shumë miq këtu dhe shpresoj Ancelotti ta fitojë këtë trofe”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...