NBA: Celtics shkatërrojnë Pistons

dardanmiftari | Tuesday, March 16, 2010 | 0 Komente

Kevin Garnett Boston Celtics kanë shënuar fitore të thellë prej 119-93 ndaj Detroit Pistons, duke u rikthyer shpejt në formë pas humbjes së një dite më parë nga Cleveland Cavaliers.
Celtics filluan takimin e mbrëmshëm pas tre humbjeve në katër ndeshje, por shpërthyen që në pjesë të parë duke krijuar avantazh 64-35. Kevin Garnett ndihmoi me 14 pikë dhe tetë kërcime, derisa Paul Pierce dhe Ray Allen të dy shënuan nga 15 pikë, për t’i dhënë fitoren e 42-të të sezonit Bostonit (24 humbje).
Will Bynum shënoi 16 pikë për Pistons, të cilët u mposhtën për të nëntën herë në 11 ndeshjen e fundit dhe e humbën Tayshaun Prince në çerekun e parë për shkak të lëndimit në shpinë. Humbja ishte 44-ta e sezonit për Pistons, që kanë vetëm 23 fitore.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...