NBA: Jazz shkatërrojnë Celtics

dardanmiftari | Tuesday, March 23, 2010 | 0 Komente

Utah Jazz ka shënuar fitore 110-97 ndaj Boston Celtics për t’iu hakmarrë për disfatën e katër muajve më parë.
Jazz u demoluan me rezultat 105-86 nga Celtics në muajin nëntor, por e kthyen tavolinën mbrapsht në ndeshjen e mbrëmshme falë 22 pikëve dhe 11 asistimeve nga Deron Williams dhe 23 pikëve nga C.J. Miles.
Ray Allen shënoi 15 pikë ndërsa Paul Pierce vetëm 11 për Celtics, të cilët pësuan humbjen e 25-të të sezonit (45 fitore). Për Jazz fitorja ishte e 46-ta (25 humbje).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...