Pellegrini nuk brengoset për kritikat

dardanmiftari | Wednesday, March 24, 2010 | 0 Komente

Emri i trajnerit të Real Madridit, Manuel Pellegrini, është lakuar kohëve të fundit shpesh nëpër media, si pasojë e kritikave të shumta që pohonin edhe shkarkimin e tij gjatë verës.
“Të them të drejtën, më nuk më intereson asgjë që flitet nëpër media. Po jetojmë në demokraci dhe njerëzit janë të lirë të shprehin atë çfarë mendojnë. Kam mbështetjen e skuadrës dhe klubit, ndërsa ekipi im është i përkushtuar për lojë”.
“Ne po shënojmë shumë gola dhe po luajmë futboll mjaft argëtues. Ne jemi në formë të lartë në La Liga”, ka thënë Pellegrini.
Pellegrini refuzoi të publikojë listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjen e të enjtes kundër Getafes.
Falë golaverazhit më të mirë, Real Madridi është në pozitën e parë në La Liga, me pikë të njëjta me Barcelonën që zë pozitën e dytë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...