Schuster i zhgënjyer nga Perez

dardanmiftari | Tuesday, March 16, 2010 | 0 Komente

Ish- trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, ka thënë se është i zhgënjyer nga presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, për shkak se ai nuk ka përmirësuar gabimet e bëra më herët, duke mos sjellë një trajner që menaxhon vërtetë.
“Jam paksa i zhgënjyer sepse besoja që Florentino, pasi që përjetoi gabimet nga hera e parë, do të vinte me një projekt të ri. Kam menduar se më në fund ai i la ‘Valdanot’(ndërmjetësuesit mes presidentit dhe trajnerit), dhe gjeti një trajner që vërtetë menaxhon”, tha trajneri gjerman për Marca.
Schuster gjithashtu foli edhe për refuzimin që ia bënë Realit pesë menaxherët më të mirë në botë. Ai mendon se stili i menaxhimit të Perez është i gabuar dhe totalitar.
“Me këtë stil të menaxhimit, askush nuk do të vijë. Është për arsye, se ata transferojnë vetëm ‘Schusterët’, ‘Pellegrinët’, apo dhe ‘Vanderlei Luksemburgët’. Natyrisht, se më të mirët nuk do të vijnë. Florentino Perez i shkurton përgjegjësitë trajnerit të Realit”, ka shtuar Schuster.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...