Sneijder: Holanda mund ta fitojë KB 2010
Holanda e Wesley Sneijderit është duke u konsideruar njëri prej jofavoritëve të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010, por holandezi e ka bërë të qartë se kombi të cilin e përfaqëson do të hyjë me synim të qartë për të fituar titullin e më të mirit të botës.
“Është vërtetë grup i vështirë. Të gjithë konkurrentët (Kameruni, Japonia dhe Danimarka) kanë stile të ndryshme të lojës, por përparësia jonë është që ne i njohim ata shumë mirë. Mendoj se do të kalojmë fazën grupore për t’i eliminuar më pas rend një nga një të gjithë që na dalin përpara, edhe pse duhet të kemi fat në këso lloj fazash”.
“Unë personalisht besoj se do të jem një lojtar kyç përbrenda ekipit. Ne të gjithë në skuadër kemi një synim të njëjtë, fitimin e Kupës së Botës. Të gjithë në këtë garë janë favoritë, sidomos kur kemi të bëjmë me Spanjën, Brazilin, Gjermaninë, kampionin Italinë, Argjentinën dhe Anglinë”, deklaroi Sneijder për FIFA.com.
Category: Futboll
0 Komente