Totti pëlqen të luajë poker

dardanmiftari | Wednesday, March 24, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, thotë se ai kënaqet duke luajtur poker gjatë kohës sa nuk është në fushën e futbollit.
“Luaj tre herë në javë dhe kohë pas kohë edhe në internet. Më interesante janë përballjet me Mexes, Menez dhe Cassetti. Por kam qejf t’i mbledh paratë e Mexes”, ka thënë Totti.
Totti po ashtu ka një marrëveshje sponsorimi nga kompania e internetit Party Poker, si dhe një marrëveshje sponsorimi me Vodafione. Ai fiton rreth 5 milionë euro jashtë futbollit.
Në listën e futbollistëve të cilët fitojnë më së shumti në botë të publikuar dje nga revista France Football, Totti është renditur i 20-ti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...