Wenger: Do ta mposhtim Barcelonën

dardanmiftari | Wednesday, March 31, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka paralajmëruar Barcelonën se skuadra e tij është e aftë për të mposhtur secilin klub që ekziston në botën e futbollit.
“Ne ishim në finale të vitit 2006 edhe pse me një hendikep në fillim pas përjashtimit të Lehman, ne treguam shpirt luftarak. Ne kemi rastin e duhur për t’i mposhtur ata. Hera e fundit kur luajtëm ndaj tyre ishte në finale, ishte ndeshje pa kalkulime. Tani taktikat do të kenë rol të madh, por kurrë nuk mund të parashikoni lojë të mbyllur kur luajnë dy skuadra të tilla”.
“Gjëja e mirë ndaj Barcelonës është që do të kemi për t’i ndalur shumë lojtarë, për të cilët nuk kam nevojë të brengosem. Nuk e dua ekipin tim të fokusuar në rrezikun e Barcelonës, ne do të luajmë lojën tonë. Dëshira jonë dhe besimi në vetvete do ta bëjnë diferencën. Kur luajmë mirë, mund të mposhtim cilindo ekip në botë”.
“Henry? Jemi të lumtur që do ta shohim përsëri këtu dhe ai do të marrë ovacionet që i meriton, por kur ndeshja të fillojë ne do të jemi në një çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën do ta mposhtim (edhe) atë”, përfundoi Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...