Ancelotti: Titullin e kemi ende në duar
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, u shpreh të jetë mjaft i lumtur që titulli i Ligës Premier është ende në duart e skuadrës së tij, pas humbjes në udhëtim te Tottenhami me rezultat 2-1.
“Mendoj se tani të gjitha ekipet kanë presion, të gjitha ekipet kanë synimet e veta, është normale. Kanë mbetur edhe tri ndeshje, dhe titulli është ende në duart tona. Duhet të shikojmë para, për ndeshjen ndaj Stoke Cityt”.
“Them se kjo është ndeshja jonë më e keqe e sezonit. Duhet të rifokusohemi dhe të luajmë më mirë në ndeshjet e radhës”, ka thënë pas ndeshjes Ancelotti.
Category: Futboll

















0 Komente