Benfica mposht Liverpoolin
Të enjten mbrëma, Liverpooli ishte mysafir i Benficas në Estadio Da Luz, për të zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League, e cila përfundoi me fitoren e Benficas me rezultat 2-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Daniel Agger, i cili realizoi pas një gjuajtje të lirë nga Steven Gerrard (9’).
Mirëpo gjërat u përkeqësuan për Redsat në minutën e 31-të, kur Ryan Babel u përjashtua me karton të kuq pas një gjesti josportiv në dëm të Luisaos.
Në pjesën e dytë, vendasit realizuan dy herë, edhe atë nga pika e bardh, ndërsa në të dyja rastet i pagabueshëm ishte Oscar Cardozo (59’ dhe 79’).
Pas një jave, Benfica do të jetë mysafir në Anfield, derisa Të Kuqtë do të duhet ta kërkojnë fitoren nëse dëshirojnë të vazhdojnë tutje.
Category: Futboll
0 Komente