Berbatov drejt Bayernit?

dardanmiftari | Sunday, April 18, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, është në rrugë të mirë për t’u larguar nga Old Traffordi dhe për të shkuar në Allianz Arena, me ç’rast do të mund ta shpëtonte karrierën e tij.
Sipas News of the World, bosi i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson është i gatshëm të largojë sulmuesin e frustruar me formën e tij. United shpenzoi më shumë se 30 milionë funte për transferimin e bullgarit, por Berbatov ka dështuar të ripërtërijë formën që e pati te Tottenhami.
Berbatov ka kaluar pesë sezone te Bayer Leverkuseni dhe spekulohet se destinacioni i tij i radhës mund të jetë Bayern Munichu, pasi që me ardhjen e sulmuesit meksikan Javier Hernandez në radhët e United, pritet që bullgari të qëndrojë në bankën rezervë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...