City dhe Chelsea më pranë Dzekos
Sipas The Daily Mail, me interesimin e humbur të Milanit për sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, rastin duket se do ta shfrytëzojnë skuadrat angleze Chelsea dhe Manchester City.
Sulmues i Wolfsburgut verën e kaluar shprehu dëshirën për të kaluar në Milanello, por kurrë nuk e mohoi mundësinë e kalimit në Ligën Premier.
Dzeko kushton 40 milionë euro, shumë që për Milanin ishte e pakapshme, ndërsa nuk do të ishte kurrfarë problemi për Chelsean apo Manchester Cityn.
Chelsea po shqyrton mundësinë e sjelljes së një sulmuesi të ri për të shoqëruar Drogban, kurse nga ana tjetër të njëjtën gjë e kërkon City për Adebayorin.
Category: Futboll
0 Komente