Drogba i gatshëm për Unitedin

dardanmiftari | Thursday, April 01, 2010 | 0 Komente

Didier Drogba do të jetë në gjendje gatishmërie për të filluar nga minuta e parë në sfidën vendimtare të këtij sezoni në Premier Ligë kundër Manchester Unitedit në Old Trafford.
“Drogba kishte ca probleme të vogla në fillim të javës, dhe ai ishte dy javë jashtë aksionit për shkak të një goditjeje në gjurin e tij, mirëpo ai është stërvitur mjaft mirë. Nuk kemi probleme me lëndime me lojtarët tjerë. U stërvitëm mjaft mirë këtë javë. Ekipi është i gatshëm”.
“Besimi në lojën tonë është gjëja kryesore nëse dëshirojmë të fitojmë kundër Manchester Unitedit. Ne duam të tregojmë lojën tonë”, deklaroi Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...