Ferguson: Përfundim i çmendur ndaj Cityt
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka përgëzuar lojtarët e tij për fitoren e madhe në sekondat e fundit ndaj rivalit Manchester City.
“Ishte një përfundim i çmendur. Ky është goli i tretë këtë sezon në sekondat e fundit ndaj Cityt, por të gjithë i kemi merituar. Ne i patëm rastet tona, por unë mendova se nuk do të kishte fitues. Ndeshja ishte shumë e hapur në dhjetë minutat e fundit”.
“Derbi është derbi dhe mënyra si kemi fituar u ka dhënë kënaqësi tifozëve. Ta bëjmë këtë në fushën e Cityt është një rezultat i mrekullueshëm për ne”, përfundoi Ferguson.
Category: Futboll

















0 Komente