Hamburgu në gjysmëfinale të EL
Hamburgu vazhdoi me formën solide duke e mposhtur Standard Liegen edhe në transfertë me rezultat 3-1, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.
Hamburgu ishte skuadra më e mirë pa kurrfarë dyshimi dhe kjo u vërtetua pas njëzet minutash lojë kur Mladen Petric shënoi për 1-0 pas asistimit të Ze Robertos.
Nuk vonoi shumë dhe vendasit barazuan rezultatin me anë të De Camargos (33’).
Gëzimi i vendasve zgjati vetëm dy minuta pasi që Mladen Petric në top-formë shënoi golin e dytë për Hamburgun në minutën e 35-të.
Në minutat shtesë (90’+4), Paolo Guerrero shënoi edhe golin e tretë për skuadrën mysafire për të shënuar fitore edhe më bindëse.
Hamburgu në gjysmëfinale do ta ketë kundërshtar Fulhamin duke bërë më lehtë të realizueshme ëndrrën për finalen në stadiumin e NordBank Arena.
Category: Futboll
0 Komente