Laporta i bindur se Barcelona do ta eliminojë Arsenalin
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i bindur se ekipi i tij do ta eliminojë Arsenalin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Barcelona kaloi në avantazh të dyfishtë, para se të pësojë dy gola dhe të kthehet nga Emirates Stadium me barazim 2-2 ndaj Arsenalit.
“E shoh gotën si gjysmë të mbushur se sa si gjysmë të zbrazur. Ne duhet të mendojmë ndeshjen e kthimit në Camp Nou. Ne kemi avantazh në kualifikime. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme”.
“Rezultati është pozitiv, duhet të luftojmë dhe trajnerët do t’i nxehin lojtarët nëse është e nevojshme. Unë nuk do të luaj, por ekipi i Barcelonës është shumë garues dhe do t’ia dalë mirë”, ka thënë Laporta.
Category: Futboll
0 Komente