Mancini akuzon Mourinhon

dardanmiftari | Sunday, April 18, 2010 | 0 Komente

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka akuzuar pasuesin e tij Jose Mourinho, duke pohuar se portugezi po i shfrytëzon beneficionet e punës së palodhshme të dikujt tjetër.
“Gjëja më e vështirë është të fillosh të fitosh. Pas asaj, është më lehtë. Ne e fituam Scudetton në fushë në vitin 2007, diçka që Interi nuk e ka bërë për 17 vite”.
“Siç thashë, gjëja më e vështirë është të fillosh një cikël. Pjesa tjetër vjen vetvetiu”, deklaroi Mancini për L’Equipe.
Interi është ende në garë për tre tituj këtë sezon dhe rasti ideal që Mourinho t’i përgjigjet Mancinit është të hënën në konferencën për shtyp para supersfidës ndaj Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...