Megjithatë Sneijder luan
Mesfushori kreativ i Interit, Wesley Sneijder u është rikthyer stërvitjeve dhe është gati për të luajtur ndaj Barcelonës në atë që quhet ndeshja më e rëndësishme e Interit këtë sezon.
Kishte spekulime se ai mund të mungonte në supersfidën kthyese për shkak të zgjatjes muskulore të pësuar ndaj Atalantas të shtunën. Sipas këtyre spekulimeve, Sneijder nuk do të udhëtonte me skuadrën në Barcelonë, por do të qëndronte pranë fizioterapautëve.
Por, duket se ai është gati për të startuar ndaj Barcelonës pas që u stërvit në mënyrë të plotë të martën. holandezi ekzekutoi taktika të ndryshme me skuadrën në sytë e Mourinhos.
Nga ana tjetër, dihet se Stankovic nuk do të udhëtojë për në Barcelonë, ndërsa Balotelli është stërvitur në mënyrë të rregullt për të udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Category: Futboll
0 Komente