Moratti nuk frikësohet nga largimi i Mourinhos

dardanmiftari | Thursday, April 01, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka hedhur poshtë spekulimet e fundit se menaxheri Jose Mourinho dëshiron ta lë klubin për t’u rikthyer në Angli.
Mourinho shkaktoi polemika me komentet e tij të fundit, kur pohoi se atij nuk i pëlqen aspak futbolli italian.
“A kam frikë se do ta humbas Mourinhon? Jo. Ai ka kontratë të mirë me ne dhe nuk i frikësohem nostalgjisë së tij për futbollin anglez”.
“Ai ka thënë se atij i mungon Anglia që nga dita e parë kur erdhi këtu, por ai ka edhe dy vite kontratë me Interin”, ka thënë Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...