Nasri: Chamakh do të jetë i shkëlqyeshëm për Arsenalin

dardanmiftari | Wednesday, April 21, 2010 | 0 Komente

Samir Nasri e ka mirëpritur mundësinë që sulmuesi i Bordeaux, Marouane Chamakh, t’i bashkohet atij në Arsenal.
Nasri beson se 26-vjeçari do të tregojë formë të mirë edhe pas transferimit në Arsenal, nëse kjo realizohet.
“Do të jetë një nënshkrim i shkëlqyeshëm për ne. Ai është një lojtar i cili vërtet më pëlqen. Chamakh jep gjithçka në fushë dhe punon shumë fuqishëm. Ai ka shumë potencial dhe do të përshtatej në mënyrë të përkryer në ekipin tonë”, ka thënë Nasri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...