Red Bull Stratos teston kostumin për hedhje nga stratosfera

dardanmiftari | Tuesday, April 06, 2010 | 0 Komente

Më 30 mars 2010, projekti Red Bull Stratos për herë të parë zbuloi veshjen e prodhuar nga Kompania ‘David Clark’, të cilën do të mbajë Felix Baumgartner në hedhjen e tij nga stratosfera. Skuadra shkencore e Red Bull Stratos ka zbuluar gjithashtu edhe helmetën, e cila së bashku me veshjen do të shërbejnë si mjetet e vetme mbrojtëse për jetën e Felix Baumgartner, i cili do të hidhet nga stratosfera nga një lartësi prej 36.576 metrash.
Këto pajisje janë prodhuar nga Kompania “David Clark”, e cila është pioniere e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse të ajrit që prej vitit 1941, duke përfshirë kostumin e Kolonelit të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Ret.), Joe Kittinger, në hedhjen e tij historike “Excelsior III” në 1960.
Austriaku 40-vjeçar do të thyejë shumë rekorde botërore që kanë qëndruar të pacenuara për më shumë se gjysmë shekulli kur të ndërmarrë projektin e fluturimit në stratosferë në një lartësi më shumë se 36,576 metra brenda një kapsule që do të ngrihet nga një balon me helium.
Joe Kittinger, i cili me kërcimin e tij me parashutë nga 31,333 metra mbi nivelin e detit, hapi derën për eksplorimin e hapësirës në kuadrin e projektit të tij “Excelsior” që u zhvillua në datën 16 Gusht 1960, do të jetë pjesë e ekipit të misionit Red Bull Stratos.
Përpjekja e Kittingerit që ka lënë gjurmë në historinë e aviacionit dhe që Baumgartner po përpiqet të tejkalojë, provoi që kostumet me presion të lartë mund të mbronin njerëzit në ambientin e ashpër të stratosferës dhe ishte një nga eksperimentet që ndikoi misionin drejt hënës në vitin 1969.
Data ekzakte e misionit Red Bull Stratos, i cili do të ketë pikënisjen në Amerikën e Veriut, do të vendoset menjëherë pas përfundimit të testimit të pajisjeve dhe pas matjes së faktorëve atmosferikë – kushte këto të domosdoshme për të mundësuar suksesin e kërcimit final të këtij misioni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...