Redknapp: Fitorja na iku nga duart
Dy gola të vonshëm e fundosën Tottenhamit në takimin ndaj Unitedin, ndërsa trajneri Harry Redknapp shprehet të jetë i pakënaqur me mbrojtjen e tij dhe jo i fascinuar nga sulmi i Djajve të Kuq.
“Ne patëm rastin të nxjerrim diçka nga ai takim, por nuk luajtëm mirë sikurse në ndeshjet e fundit (ndaj Arsenalit dhe Chelseat). Me 10 minuta pa përfunduar takimin, ne mendonim se pranë rezultatit 1-1 duhej të mbroheshim”.
“Ne ua kemi dhënë atyre dy penalti pa lidhje dhe një gol të panevojshëm kur e lamë Nanin të depërtojë. Ne nuk u mbrojtëm mirë dhe kjo na kushtoi në fund”, citohet Redkanpp nga Sky Sports.
Category: Futboll
0 Komente