Ronaldo pranon: Messi më i miri në botë

dardanmiftari | Monday, April 19, 2010 | 0 Komente

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtar superior.
Dyshja kanë qenë rivalë të ashpër me të dy që kanë fituar titullin e Lojtarit në të Mirë të Vitit në Evropë dhe Botë gjatë dy viteve të kaluara.
I pyetur nëse Messi tash është më i mirë në botë, Ronaldo ka thënë për ‘News of the World’: “Ndoshta po, pasi Barcelona është një ekip fantastik”.
“Messi ka luajtur në mënyrë fantastike këtë vit dhe vitin e kaluar. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm, por ekipi i tij i ka ndihmuar shumë sipas mendimit tim”.
“Nëse pyetni ‘Kush është ekipi më i mirë?’, ndoshta Barcelona, pasi ka fituar gjashtë titujt e fundit, ata kanë vazhduar atë formë në Ligën e Kampionëve dhe kjo është një arritje e madhe. Mendoj se ekipi është shumë i fuqishëm. Ata i ndihmojnë shumë Messi, por ai është një lojtar fantastik”, ka thënë Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...