Serie A: Intensifikohet lufta për pozitën e katërt

dardanmiftari | Saturday, April 03, 2010 | 0 Komente

Antonio Cassano në aksion gjatë ndeshjes Sampdoria ka shënuar fitore 2-1 në udhëtim te Chievo e Erjon Bogdanit për të qëndruar në garë për pozitën e katërt të tabelës.
Antonio Cassano shënoi me të filluar ndeshja për të çuar në avantazh ekipin mysafir, ndërsa Giampaolo Pazzini dyfishoi atë 10 minuta në pjesën e dytë (55’).
Edhe me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Santiago Morero me kartonin e dytë të kuq, Chievo arriti të ngushtojë rezultatin me anë të Andrea Mantovani, 15 minuta para fundit të ndeshjes (76’).
Me tre pikët e reja Sampdoria mbledh 51, sa ka edhe Palermo që ndodhet në pozitën e katërt.
Napoli në anën tjetër ka dështuar të nxjerrë tre pikë në udhëtim te Lazio duke barazuar 1-1 dhe duke ngecur në garën për pozitën e katërt (49 pikë).
Pozita për vendin e katërt mbetet e hapur me Palermon më vonë udhëton në fushë të Catanias dhe Juventusin që udhëton te Udinese.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...