Sevilla planifikon gjashtë nënshkrime të reja
Klubi spanjoll Sevilla raportohet se është duke u përgatitur të sjellë gjashtë fytyra të reja në ekip.
Pas shkarkimit të trajnerit Manolo Jimenez, Estadio Deportivo shkruan se drejtuesit e Sevillas janë duke u përgatitur për një operacion të madh në ekip.
Marius Stankevicius do të nënshkruajë kontratë të përhershme, derisa një mbrojtës i ri i qendrës do të kërkohet për të zëvendësuar veteranin Ivica Dragutinovic.
Dy mesfushorë po ashtu janë cak i klubit spanjoll, me yllin e Toulouse, Moussa Sissoko, që është i pari në listë.
Dhe në sulm, sulmuesi i Nice, Loic Remy, dhe anësori i Twente, Bryan Ruiz, janë duke u vëzhguar nga Sevilla.
Category: Futboll
0 Komente