Terry: Ishte prekje me gjoks, jo me dorë

dardanmiftari | Wednesday, April 14, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se ekipit të Bolton Wanderers nuk i janë vjedhur pikë pas dy penaltive të mohuara gjatë takimit të mbrëmshëm.
Nicolas Anelka shënoi golin e vetëm të ndeshjes që i dha fitoren Chelesat. Megjithatë blutë ishin me fat që dy prekje të dukshme të topit me dorë, një nga Terry dhe një tjetër nga Didier Drogba, nuk u vërejtën nga arbitrat.
Terry thotë se topi kishte prekur kraharorin, por shton edhe se ekipet nuk e marrin gjithmonë vendimin që e meritojnë, mbase duke dashur të thotë se Boton ishin të pafat.
“Kam thënë pas ndeshjes me Villa se kampionati ka 40 ndeshje të veçanta, ndonjëherë mund të fitoni disa penalti dhe të mos fitoni të tjerat. Topi erdhi këtu. Ky sigurisht është gjoksi im”, ka thënë Terry duke bërë me shenjë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...