UEFA: Gjysmëfinalet zhvillohen sipas planit

dardanmiftari | Sunday, April 18, 2010 | 0 Komente

Të dyja gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen ashtu siç është paraparë pas paralajmërimeve të para se ato mund të rrezikohen nga anulimi i fluturimeve për shkak të hirit vullkanik.
Barcelona është nisur me autobus të dielën nga Katalunia për të arritur me kohë në Milano për supersfidën kundër Interit që zhvillohet të martën, ndërsa edhe Lyoni do të niset me autobus një ditë para ndeshjes kundër Bayernit në Munih.
Ende pritet të merret një vendim për dy gjysmëfinalet e Europa League mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit, dhe asaj mes Hamburgut dhe Fulhamit që zhvillohen të enjten.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...